Mëngjesin e së mërkurës, në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.
Sipas informacioneve nga policia, dy individë dyshohet se kanë hyrë me forcë në shtëpinë e fqinjës dhe kanë vjedhur mjete të ndryshme pune.
“Leposaviq 29.07.2026 – Ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se dy të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në pronën e fqinjit të tij dhe kanë vjedhur pajisje të ndryshme. Rasti është nën hetim,” thuhet në njoftimin e policisë.



















You must be logged in to post a comment Login