Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Situatë e rëndë në shumë rajone të Turqisë për shkak të zjarreve të mëdha

Situatë e rëndë në shumë rajone të Turqisë për shkak të zjarreve të mëdha

Autoritetet turke, së bashku me banorët e zonave të ndryshme, vazhdojnë të përballen me zjarre të rënda që kanë përfshirë shumë rajone.

Në Alanya, si pasojë e flakëve, janë evakuuar banorët e 45 shtëpive. Ndërsa në Mugla, një shtëpi ka shkuar për t’u djegur, pasi është prekur nga zjarrin. Shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që banorët kanë arritur të shpëtojnë kafshët nga një stallë e cila gjithashtu u pre nga flakët.

Rreziqet nga zjarret po theksohen edhe në rajonin e Izmirit, ku ekipe të shumta janë angazhuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, temperaturat e larta dhe erërat e forta po parashikohen të ndikojnë në rrezikun e përhapjes së zjarreve.

“Për të reduktuar riskun e lartë të zjarreve që krijojnë këto kushte meteorologjike, ndezja e zjarreve në zona të hapura, si dhe aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarr, do të ndalohen për katër ditë në të gjithë provincën tonë e duke filluar nga 29 korriku 2026”, theksohet në deklaratë, sipas mediave turke.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement