Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

E largova Mirin që të fitonte Selin

E largova Mirin që të fitonte Selin

Rogert Sterkaj, ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”.

Gjatë bisedës, moderatorja Lei Kraja e pyeti në lidhje me miqësitë që ai krijoi brenda shtëpisë më të njohur të Shqipërisë. Kur u përmend këngëtari i njohur Armir Shahini, Sterkaj tha se do të “plasë bombën”.

Ai shpjegoi se afrimi me Mirin kishte për qëllim largimin e tij nga çmimi i madh prej 100 mijë euro dhe që të fitojë Selin Bollati.

Kraja e pyeti: “Brenda shtëpisë ke krijuar shumë miqësi të forta, pastaj i zhduke.” Sterkaj iu përgjigj: “Më fal, fal, fal. Miqësi apo armiqësi?” Pasi moderatorja e konfirmoi se bëhet fjalë për miqësi, ai e pranoi komplimentin.

Kur Kraja u fokusua te Mirin dhe Juelën, Rogerti tha se kishte pasur probleme me Mirin, duke theksuar se ai e kishte larguar për shkak të Selinës. “Mos bëj ta plas bombën tani,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohej se kishte më shumë për të thënë.

Në përgjigje të pyetjes nëse miqësitë vazhdojnë, ai shpjegoi se ndjenjat janë të ndryshme: “Nëse e shoh në rrugë, e përshëndes, por nëse nuk më flet, nuk i flas. Nëse më ra mbi të, është dyfish.”

Rogert Sterkaj duket se është i qartë se marrëdhëniet e tij me të tjerët janë komplekse, duke lënë hapësirë për interpretim mbi natyrën e miqësive dhe armiqësive të tij pas qëndrimit në “Big Brother”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement