Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Thellohet tragjedia djegie e shtëpisë në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Thellohet tragjedia djegie e shtëpisë në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, ku një banesë iu vërsulën flakët.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën një e re 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, njëri 1 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Ngjarja është konfirmuar nga policia shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se zjarri ka shkaktuar vdekjen e shtetases B. Ç., si dhe të dy fëmijëve të saj. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

<

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:10, dhe autoritetet janë angazhuar për të zbuluar shkaqet e tij. Në njoftim theksohet se shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacioneve për ngjarjen.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement