Interi ka siguruar të ardhmen e një prej mbrojtësve të tij më të rëndësishëm. Yan Bisseck ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër për pesë vite të tjera.
Mbrojtësi gjerman do të përfitojë 3 milionë euro në sezon nga marrëveshja e re, duke dëshmuar besimin e plotë që drejtuesit e Interit kanë ndaj tij.
Në sezonet e fundit, Bisseck ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të repartit defensiv. Rinovimi i kontratës vjen si një shpërblim për paraqitjet e tij të shkëlqyera me fanellën zikaltër.
<
Me këtë hap, Interi vazhdon punën për të mbajtur në Milano bërthamën e skuadrës në prag të sezonit të ri.
Be the first to comment