Logan Gifford ka kaluar një fëmijëri të tmerrshme, pasi nëna e tij, Doreene, e abuzoi seksualisht për herë të parë kur ai ishte vetëm 10 vjeç. Ky abuzim zgjati për shtatë vjet dhe përfundoi vetëm pas denoncimit të tij në polici në moshën 17-vjeçare.

Megjithatë, për Loganin, makthi nuk mbaroi këtu. Në sesionet e terapisë, ai u përball me një pyetje tronditëse: a mund të jetë vëllai i tij i vogël, i lindur gjatë periudhës së abuzimit, djali i tij biologjik? Gjatë rritjes, Logan kishte besuar se ky fëmijë ishte pasojë e një lidhjeje mes Doreenes dhe një kolegu të saj.

Fillimisht, Logan e mori me skepticizëm sugjerimin e terapistit. Ai përmend se kishte kërkuar nga babai i tij që të kryenin teste ADN-je, por refuzimi ishte i qartë. “Gjithmonë më thoshin të shkoja në dreq”, shprehet ai, duke thënë se, përfundimisht, hoqi dorë nga përpjekjet deri sa mundi të veprojë në mënyrën e duhur.

Pas burgosjes së nënës së tij për krimet që kishte kryer, Logan mundi ta çonte përpara këtë çështje. Testet e ADN-së konfirmuan se ai dhe babai kanë një përputhje gjenetike prej 99.9% me fëmijën, por ende nuk është sqaruar se cili prej tyre është babai biollogjik.

Abuzimi filloi në vitin 2008, kur Logan, tani 28 vjeç, u detyrua të qëndronte zgjuar natën dhe të shkonte në dhomën e nënës së tij. Ai kujton momentin kur dera u mbyll pas tij dhe pa një film për të rritur që po shfaqej në televizor. Më pas, ai u abuzua seksualisht për herë të parë.

Logan tregon se, me kalimin e kohës, nëna e tij, e cila kishte probleme mendore, u bë më keqdashëse dhe shpesh e çonte atë në vende të braktisura, duke e përfshirë në përdorimin e drogës dhe cigareve.

Doreene u dënua për tentativë sulmi seksual dhe për sjellje të shthurur me një fëmijë nën 14 vjeç, duke u dënuar me tetë deri në 20 vjet burg, pas pranimiprin të fajësisë në vitin 2015. Ajo përfundimisht kaloi nëntë vjet në burg.

Me nënën e tij pas hekurave në atë kohë, Logan vendosi të ndjekë testet e ADN-së. Në janar 2025, ai ngriti një padi për atësinë, duke kërkuar që një gjyqtar të urdhëronte një test të avancuar ADN-je për të identifikuar babain e adoleshentit.