Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane, Madison Beer, ka njoftuar fejesën e saj me lojtarin e ekipit të Los Angeles Chargers-it, Justin Herbert.
Çifti shpalli lajmin në mediat sociale të martën, duke publikuar foto nga momenti i propozimit. Në një nga foto, Herbert është ulur në një gjunjë dhe mban një kuti unaze, ndërsa Beer, me një buzëqeshje të gjerë, është ulur para tij.
Postimi i tyre përmbante mbishkrimin: “Njihuni me të fejuarin tim”.
Herbert, një lojtar 28-vjeçar i NFL-së, dhe Beer, e cila është 27 vjeçare, u panë së bashku për herë të parë në publik në gushtin e vitit 2025.
Gjatë sezonit të kaluar, Beer është parë shpesh në ndeshjet e Chargers-it, ndërsa dyshja është parë gjithashtu në ndeshje të tjera, si ato të Dodgers-it dhe Lakers-it në Los Angeles.
Herbert, i cili ende nuk ka fituar një unazë kampionati me ekipin e tij, po kthehet në fushë me një lloj tjetër unaze.



















You must be logged in to post a comment Login