Ofendimet dhe linçimet ndaj figurave publike dhe gazetarëve, përmes profileve false në Facebook, kanë bërë bujë të madhe në opinionin publik.
Një nga ata që ka pësuar një sulm të tillë është veterani i UÇK-së, Shpend Gjocaj. Ai shprehu shqetësimin se këto veprime janë të organizuara.
“Lidhur me këtë situatë, mund të them se këta njerëz nuk janë thjesht individë; ata përfaqësojnë struktura të mirëorganizuar. Janë dhjetëra e miliona llogari false, në të cilat është investuar shumë. Këta persona paguhen me taksat e qytetarëve, për të ofenduar dhe ngulfatur ata,” deklaroi Gjocaj gjatë një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova.



















You must be logged in to post a comment Login