Dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë punës në një vendpunishte në rrugën A, si pasoje e rrëzimit të një krani.
Policia e Kryeqytetit ka dhënë një deklaratë në lidhje me rastin, përmes zëdhënësit Enis Pllana. Ai informoi Klankosova.tv se personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor.
“Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktalisht, njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit,” tha Pllana për Klankosova.tv.



















You must be logged in to post a comment Login