Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Begaj takon ministrin kroat, vlerëson mbështetjen për Shqipërinë dhe Kosovën

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq-Radman. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve, duke u fokusuar në forcimin e partneritetit strategjik.

Në bisedë u theksua mbështetja e vazhdueshme e Kroacisë për integrimin evropian të Shqipërisë. Po ashtu, u diskutua për bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, mbrojtjes, energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Sipas raportimeve, Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë rast për të falenderuar Kroacinë për mbështetje të përhershme në procesin integrues të Shqipërisë në të gjitha tryezat ndërkombëtare. Ai mori konfirmimin përgatitjen e plotë të Kroacisë për të vazhduar mbështetje në këtë proces.

Kryetari i shtetit shqiptar gjithashtu shprehu mirënjohje për qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement