Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin amerikan George Wikoff. Në këtë takim, admirali ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në një njoftim për media, u theksua se pas mirëseardhjes së admiralit Wikoff në Kosovë, Kurti e falënderoi atë për përkushtimin e NATO-s, nëpërmjet KFOR-it. Kryeministri vlerësoi angazhimin e aleancës për krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, si dhe për kontributin e saj të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Gjatë bisedës, përveç situatës së sigurisë, u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.
Be the first to comment