Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Prishtinë. Ky rast, për të cilin dyshohen dy vëllezër, është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar për Klankosova.tv se i plagosuri është trajtuar fillimisht në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për një trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve nga Syla, pas trajtimit të parë mjekësor, pacienti është dërguar për kujdes të avancuar në Klinikën e Ortopedisë, dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement