Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Lule Gjeli”, Deliu-Kodra thirrje Prokurorisë: Të gjendet e vërteta

“Lule Gjeli”, Deliu-Kodra thirrje Prokurorisë: Të gjendet e vërteta

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me rastin e profilit të rremë të quajtur “Lule Gjeli”, i cili ka qenë temë kryesore në vend ditët e fundit.

Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka bërë thirrje për Prokurorinë Speciale që të përmbyllë hetimin dhe të zbulojë të vërtetën e këtij rasti, raporton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se nëse Prokuroria e mbyll hetimin duke e quajtur vetëm këtë emër, do të ishte një dështim në kërkimin e së vërtetës. Sipas saj, është e pamundshme që një profil anonim të ketë ushtruar ndikim për një periudhë kaq të gjatë pa mbështetje dhe koordinim nga individë të tjerë.

<

Deliu-Kodra theksoi se tani është koha që Prokuroria të hetojë rrjetet e organizuara, dhe jo vetëm profilin.

Ajo kërkoi që të hetohet nëse ka pasur një rrjet të organizuar, kush e ka ndërtuar atë, kush e ka financuar dhe kush ka përfituar prej tij. Deputetja sugjeroi që të intervistohen të gjithë ata që mund të kenë dijeni për këtë mekanizëm, pa përjashtime.

Gjithashtu, ajo kërkoi që të verifikohen deklaratat publike të Florim Krasniqit dhe çdo provë tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës. Nëse ka pasur një makineri propagandistike që ka shpifur dhe manipuluar opinionin publik, përgjegjësia duhet të shkojë përtej një profili anonim, duke përfshirë çdo person që mund të ketë urdhëruar ose koordinuar aktivitete të tilla.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement