Një qytetare ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihen grumbuj mbeturinash të lëna në rrugën “Neodardania”, afër pishave në qytetin e Podujevës.
Ajo raporton se mbeturinat janë vendosur para dyerve të shtëpive dhe nëpër rrugë. Sipas saj, ekipet përkatëse nuk kanë ndërhyrë për t’i larguar ato që nga tri javët e fundit.
Qytetarja e përshkruan situatën si alarmante, duke shprehur shqetësimin për pasojat që mund të ketë kjo gjendje për pastërtinë dhe higjienën e zonës.
Pamjet e dërguara tregojnë qartë problemin e mbeturinave në hapësira publike.



















You must be logged in to post a comment Login