Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur mendimin e saj mbi rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, i cili ka qenë temë kryesore në vend gjatë ditëve të fundit.
Në një intervistë për Rubikon në Klan Kosovës, Deliu-Kodra bëri të ditur se ka dorëzuar një paraqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës në lidhje me këtë profil, veprim të cilin e ka ndërmarrë paraditen e së hënës.
Ajo theksoi se është prekur nga fushata linçuese që kryhet nga ky dhe profile të tjera të ngjashme, të cilat sipas saj krijohen vazhdimisht, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore.
Deliu-Kodra po ashtu vuri në dukje se sulmet nga këto profile në rrjetet sociale nuk përfshijnë përfaqësues ose liderë të Lëvizjes Vetëvendosje, por fokusohen vetëm në anëtarët e partive të tjera.
“Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së që është atakuar ndonjëherë nga profilet e ‘Lulegjela’, ndërsa kemi me mijëra të tillë që veprojnë në shoqërinë tonë. Rreziku i helmimit dhe kontaminimit shoqëror është i pranishëm, si dhe kërcënimi i linçit publik. Sot kam dorëzuar dëshminë time lidhur me profilin e përfolur deri tani,” tha Deliu-Kodra.
Be the first to comment