Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja, por ende s’mund të përdoret për pije e gatim

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja, por ende s’mund të përdoret për pije e gatim

Banorët e Gostivarit po përballen me probleme të rëndësishme lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, një situatë që ka zgjatur disa ditë. Pas kontaminimit të ujit, autoritetet kanë ndaluar përdorimin e tij për pije dhe gatim.

Sidoqoftë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndërmarrë masa për pastrimin e ujit nga ndotja fekale. Megjithatë, ky ujë do të jetë i disponueshëm vetëm për përdorime teknike.

Nga Komiteti Drejtues për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar se vazhdojnë të marrin mostra të ujit. Ata theksojnë se përdorimi i tij për pije dhe gatim mbetet i ndaluar. Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit” theksoi se monitorimi i vazhdueshëm do të ndihmojë në përcaktimin e mundësisë për përdorim të ujit si të pijshëm në ditët në vazhdim.

<

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri apel për veprime maksimale për rikthimin e normalitetit në çështjen e furnizimit me ujë. Ai shprehu shpresën se kjo situatë do të shërbejë si mësim dhe se, në të ardhmen, autoritetet do të veprojnë me profesionalizëm të lartë dhe në përputhje me detyrat e tyre ligjore për kontrollin e cilësisë së ujit. “Me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve nuk bëhet lojë,” tha ai.

Nga ana tjetër, Komuna e Gostivarit njoftoi se uji nga rrjeti i ujësjellësit tani lejohet për qëllime teknike, ndërsa po punohet për rikthimin e cilësisë së tij. Si pasojë e helmimit të ujit, mijëra qytetarë janë infektuar, dhe disa individë janë arrestuar për përgjegjësinë në këtë rast.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement