Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjesti ka një kërkesë për fansat: Ju lutem, mos më vini te shtëpia

Gjesti ka një kërkesë për fansat: Ju lutem, mos më vini te shtëpia

Artisti i njohur Gjesti ka bërë një kërkesë publike për fansat e tij përmes një postimi në InstaStory, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së hapësirës së tij private.

Ai shprehet se shtëpia është një ambient ku dëshiron të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësinë e nevojshme pas angazhimeve të shumta. Në postimin e tij, ai thotë: “Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë për të ruajtur atë qetësi.”

Gjesti gjithashtu ka falënderuar fansat për mbështetje dhe dashuri, por ka theksuar nevojën për të respektuar privatësinë e tij. Ai ka shtuar: “Ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por, ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia ime.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement