Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë me vajzën e tij, Poem Blu.
Në një video të publikuar në Instagram, vogëlushja i bënë babait të saj një kërkesë të veçantë. Me një zë të ëmbël, Poem e kërkon atë të këndojë për të, por me një kusht: “Babi, më këndo një këngë, por jo rap!”.
Kjo kërkesë e sinqertë ka tërhequr vëmendjen në rrjet, duke e ilustruar lidhjen e fortë mes Ledrit dhe vajzës së tij.
Vetëm pak ditë më parë, Ledri festoi ditëlindjen e tij të 40-të, dhe natyrisht, në përkujtim të kësaj ngjarjeje, Poem Blu ishte pranë tij, duke e bërë festën edhe më speciale.
Be the first to comment