Një 37-vjeçar, pronar i një servisi në zonën “Astir” në Tiranë, është arrestuar këtë të shtunë. Ai u kallëzua nga disa qytetarë pasi kishte marrë automjetet për t’i riparuar, por nuk i kishte kryer shërbimet, madje kishte mbajtur gjithashtu edhe paratë përkatëse.
Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë M. H., i akuzuar për mashtrim. Hetimet kanë zbuluar se ai kishte tentuar gjithashtu t’i shiste automjetet që ishin lënë për riparim.
Pas kallëzimeve nga qytetarët, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 organizuan operacionin e koduar “Skema”. Gjatë këtij operacioni, u arrestua M. H. dhe u dokumentuan gjashtë raste të veprimtarisë së tij kriminale.
Përveç akuzës për mashtrim, po ashtu dyshohet se ai ka tentuar të shesë disa nga automjetet e lëna për riparim. Aktualisht po punohet për dokumentimin e rasteve të tjera që lidhen me veprimtarinë e 37-vjeçarit.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, sipas njoftimit të policisë.
Be the first to comment