Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës – 3 të vrarë dhe 6 të plagosur

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës – 3 të vrarë dhe 6 të plagosur

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme të ndërsjella gjatë natës së të shtunës, të cilat rezultuan në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerë në të dyja palët.

Në Ukrainë, guvernatori i rajonit të Sumyt, Oleh Hryhorov, njoftoi për vdekjen e dy personave nga një sulm rus. Ky sulm dëmtuar infrastrukturën civile, magazinat dhe automjetet në atë zonë.

Një tjetër person humbi jetën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin qendror të Khersonit në orët e para të mëngjesit, sipas guvernatorit Oleksandr Prokudin.

<

Forcat Ajrore të Ukrainës gjithashtu raportuan se Rusia lëshoi dy raketa të drejtuara dhe 157 dronë gjatë natës. Sipas tyre, 128 objektiva ajrore u kapën ose u neutralizuan mbi veriun, jugun, lindjen dhe qendrën e vendit.

Ndërkaq, në rajonin rus të Rostovit, pesë persona u plagosën në një sulm ajror që guvernatori Yury Slyusar e përshkroi si një sulm “masiv” ukrainas.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement