Deklaratat e Esat Shalës në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova çuan në arrestimin e të dyshuarit për krime lufte në Masakrën e Krushës, Shahin Bushi.
Shala shpjegoi arsyen pse vendosi që denoncimin ta bëjë përmes televizionit. Ai theksoi se fuqia e mediave është e madhe dhe gjithnjë ka kontribuar në arrestimin e kriminelëve të luftës. Shala gjithashtu falënderoi Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për veprimin e shpejtë në lidhje me arrestimin e të dyshuarit.
“Fuqia mediatike është e madhe dhe përherë ka qenë ndihmuese në arrestimin e kriminelëve të luftës. Njëjtë ndodhi edhe pas publikimit nga unë me Klan Kosova. Faleminderit televizionit për hapësirën dhe Policisë e Prokurorisë për aktivizimin në kohë rekord!” – tha Shala.
Pjesëmarrës në emision, ai denoncoi publikisht të dyshuarin për krime lufte në Krushë.
Be the first to comment