Pesë shtëpi në lagjen Deskaj të fshatit Jelloc në Klinë janë pa energji elektrike për pesë ditë. Kjo situatë ka vështirësuar kryerjen e funksioneve të përditshme për banorët e këtij fshati.
Një banor shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këtë situatë për Klankosova.tv. Ai tha: “Që pesë ditë jemi pa rrymë. Pesë shtëpi në lagjen Deskaj nuk kanë energji elektrike. Kam 50 krerë lopë dhe kam nevojë të nxjerr ujin nga thellësia prej 50 metrash. Askush nuk po merret me hallet tona, dhe nuk dimë çfarë të bëjmë. Kemi mbetur pa rrymë për pesë ditë, që ishte një punë që do të zgjaste vetëm pesë minuta.”
Banori shtoi se kjo situatë është pasojë e fortunës së madhe që goditi Kosovën të hënën, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe madje humbje jete. Sipas tij, erërat e forta kanë prishur një siguresë, duke kontribuar në këtë mungesë energjie.
Be the first to comment