Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident mes tre kamionëve e një veture te “Qafa e Duhlës”, së paku një i lënduar

Aksident mes tre kamionëve e një veture te “Qafa e Duhlës”, së paku një i lënduar

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur paradite në rrugën magjistrale, në vendin e njohur si “Qafa e Duhlës”. Aksidenti përfshiu tre kamionë dhe një automjet.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, e konfirmoi ngjarjen për Klankosova.tv. Ai sqaroi se aksidenti ndodhi më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00. Si pasojë e incidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore.

Pas marrjes së informacionit për aksidentin, në vendngjarje arritën menjëherë patrullat policore, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme.

<

Bytyqi njoftoi se, për shkak të aksidentit dhe intervenimit të shërbimeve emergjente, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër.

Policia është angazhuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për të siguruar lirimin sa më të shpejtë të rrugës për trafikun.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement