Njësiti i Policisë ka ndaluar një automjet në fshatin Vërmicë, Prizren. Brenda tij u gjetën katër persona meshkuj, të cilët janë shtetas të huaj.
Automjeti, i cili kishte targa vendore, drejtohej nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Policia ka njoftuar prokurorin, dhe, me autorizimin e tij, është iniciuar një rast për kontrabandë me migrantë.
Shërbimi Policor njofton se hetimet për këtë rast vazhdojnë.
Be the first to comment