Barcelona ka shpallur një lajm të rëndësishëm për skuadrën, duke konfirmuar se Frenkie de Jong ka pësuar një çarje të ligamentit kolateral medial (MCL) në gjurin e tij të djathtë.
Klubi katalanas ka njoftuar se mesfushori holandez do t’i nënshtrohet trajtimit dhe se do të monitorohet me kujdes nga stafi mjekësor. Rikthimi i tij në fushë do të varet nga ecuria e procesit të rehabilitimit.
Raportet e fundit nga mediat e afërta me klubin paralajmërojnë se De Jong pritet të mungojë për disa muaj. Kjo situatë paraqet një sfidë të madhe për Barcelonën në fillim të sezonit të ri.
Be the first to comment