Klubi saudit Al-Hilal ka vendosur të vazhdojë aktivitetet në merkaton e verës, duke filluar lëvizjet për një transferim të ri të bujshëm. Sipas raportimeve ekskluzive, gjiganti saudit ka bërë kontaktet e para për sulmuesin anësor të Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé.
Pas pranimit të Crysencio Summerville, Al-Hilal dëshiron të forcojë akoma më shumë repartin ofensiv me një tjetër yll të futbollit evropian. Burimet njoftojnë se janë zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit francez.
Nëse Dembélé jep miratimin e tij për një transferim në Arabinë Saudite, Al-Hilal do të nisi negociatat zyrtare me PSG-në. Megjithatë, klubi parisien qëndron i rezervuar, pasi dëshiron ta mbajë yllin e saj dhe synon t’i rinovojë kontratën fituesit të Topit të Artë deri në vitin 2025.
Be the first to comment