Në qytetin e Sllavonski Brod, nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, sot u zbulua një pllakë përkujtimore për dhjetë viktimat e aksidentit tragjik rrugor nga 25 korriku 2021.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë emocionale, ku familjarët e viktimave u mblodhën për të nderuar kujtimin e të dashurve të tyre. Pamjet e publikuara nga Ambasada e Kosovës në Zagreb tregojnë lot dhe dhimbje, me homazhe pranë pllakës përkujtimore.
Në mesin e viktimave ishin edhe nëna dhe motra e Elijonës, ish-banores së Big Brother VIP Kosova. Një fotografi prekëse që qarkullon në rrjetet sociale tregon Elijonën dhe vëllain e saj duke u përqafuar pranë pllakës, duke kujtuar familjarët e humbur.
Kjo pllakë përkujtimore do të shërbejë si një simbol respekti dhe kujtese për jetët që u shuan tragjikisht, ndërsa ceremonia e sotme riktheu emocionet dhe dhimbjen e një ngjarjeje të rëndë që preku shumë familje kosovare.
Be the first to comment