Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Do sillet me detyrim”, seanca ndaj Gjestit, avokati i tij tregon çka ndodhi

“Do sillet me detyrim”, seanca ndaj Gjestit, avokati i tij tregon çka ndodhi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, seanca dëgjimore për këngëtarin Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka dështuar për shkak të mungesës së të akuzuarit. Ai është i përballur me akuzat për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Përveç Gjestit, në sallën e gjykatës mungonte edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, sipas raportimeve nga “Betimi për Drejtësi”.

Avokati i Gjestit, Burim Azemi, sqaroi se këngëtari kishte dërguar një mesazh për të njoftuar për pamundësinë e pjesëmarrjes së tij, duke theksuar se ndodhej në Shqipëri për shkak të një koncerti. Ai shpjegoi se nuk dihet nëse rrethanat janë objektive apo subjektive, por këngëtari ka njoftuar se nuk mund të jetë prezent.

<

Gjykatësja Edita Çanta paralajmëroi se, në rast se i akuzuari nuk paraqitet në seancën e radhës, Gjykata do të lëshojë një urdhëresë për sjelljen e tij me detyrim.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 11 mars 2026 në zyrat e studios “Onima”. Gjesti është akuzuar se, me armë në dorë, ka kërcënuar stafin dhe ka kërkuar të dëmtuarin Erkand Shabani për shkak të një borxhi. Ai gjithashtu është akuzuar për dëmtimin e një kompjuteri dhe dy xhamave të studios. Ndërkohë, pasi ishte vendosur masa e paraburgimit, ai është liruar pas arritjes së një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me prokurorinë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement