Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mbi njëmijë të vdekur nga Ebola në Kongo

Mbi njëmijë të vdekur nga Ebola në Kongo

Numri i të vdekurve nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur mbi një mijë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se shkalla reale e shpërthimit mund të jetë dy deri në katër herë më e lartë se shifrat zyrtare të raportuara.

Gjatë një samiti shëndetësor në Ganë, Dr. Jean Kaseya, drejtor i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njoftoi se janë konfirmuar 1,031 vdekje.

<

Ai theksoi se “këta janë njerëz që po vdesin. Ata po vdesin sepse nuk kemi vaksina, ilaçe apo fonde.”

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës Dhemokratike të Kongos, deri të hënën ishin regjistruar 2,473 raste të Ebolës, me të paktën 737 pacientë në izolim ose duke marrë trajtim spitalor.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement