Këngëtari i njohur Yll Limani ka njoftuar një iniciativë të re në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Ai ka dhuruar instrumente dhe drita për Sallën e Koncerteve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”.
Në një postim në rrjetet sociale, Limani shprehu shpresën se ky gjest do të nxisë lindjen e shumë ëndrrave dhe muzikës së bukur.
“Muzika më ka dhënë shumë gjatë gjithë rrugëtimit tim, dhe sot jam shumë i lumtur që kam mundësinë t’i kthej diçka,” shkroi ai.
Be the first to comment