Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

Mbi 30 persona janë lënduar në Shkup si rezultat i stuhisë që ka goditur disa zona të Maqedonisë së Veriut. Këta individë kanë pësuar lëndime nga pemët dhe objekte të tjera që janë rrëzuar për shkak të erërave të forta.

Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona. Nga këta, 9 janë trajtuar në mënyrë ambulatore, një ka nëndeshur operacion dhe një turist ka mbetur i hospitalizuar.

Menaxherët e klinikës njoftuan se pacientët kishin prerje dhe mavijosje, por ndodheshin në gjendje stabile. Njëri prej tyre u lëndua nga rrëzimi i një peme dhe degëve, një tjetër nga një llamarinë që ra nga çatia, ndërsa i treti nga tjegullat e rrëzuara.

<

Po ashtu, drejtuesit e spitaleve bënë të ditur se një paciente me lëndim në kokë dhe frakturë të kërcirit të djathtë është mbajtur për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi për numrin e pacientëve të lënduar dhe dëmet nëpër spitale, duke theksuar se po punohet për sanimin e tyre.

“Na Qendrën Klinike Nënë Tereza, përkatësisht TOARILUC, kanë ardhur 11 persona si pasojë e motit të keq. Tre nga ata kanë thyerje më serioze dhe po trajtohen siç duhet. Po monitorojmë dëmet në shtëpitë e shëndetit. Në Qendrën Klinike ka rënë një pemë, por nuk ka të lënduar. Në spitalin psikiatrik në Bardovcë gjithashtu nuk ka lëndime; rryma ishte ndalur për disa orë, por është rikthyer,” tha Klekovski.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement