YouTuberja dhe influencuesja e njohur në nivel ndërkombëtar, Wizard Liz, ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi një video virale në platformën TikTok, ku shpreh hapur admirimin për vajzat shqiptare. Videoja, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, e tregon Liz duke referuar një episod të këndshëm që i ndodhi në një lokal.
“Ne i duam gratë shqiptare. Kamarierja këtu më njohu, djema. Ajo është shqiptare dhe është shumë e bukur,” thotë ajo me buzëqeshje përpara kamerës.
Një moment veçanërisht i prekshëm ishte kur Liz, së bashku me shoqen e saj, përpiqen të flasin në gjuhën shqipe. Gjatë konsumimit të ushqimit, ato dërgojnë një mesazh dashurie për ndjekësit shqiptarë, duke thënë me ëmbëlsi: “Të dua dhe zemër.”
Ky veprim ka ngjallur reagime pozitive në rrjet. Ndjekësit shqiptarë kanë mbushur hapësirat e komenteve me falënderime dhe komplimente për respektin e treguar ndaj kulturës dhe vajzave shqiptare.
Be the first to comment