Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ambasada britanike rreshtohet me BE-në për rrënimin e vilave në Ujman

BE-ja kritikon rrënimin e vilave në Ujman, ngre shqetësime për sundimin e ligjit

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shprehur shqetësim për shembjen e vilave pranë liqenit të Ujmanit. Kjo reagim vjen në mbështetje të qëndrimit të Bashkimit Evropian, si dhe të ambasadave të Gjermanisë dhe Italisë në vend.

Në njoftim, ambasada thekson se respektimi i të drejtës kërkon procese të drejta dhe transparente, duke i mundësuar individëve të prekur që të ushtrojnë të drejat e tyre.

“Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën. Ne i kërkojmë autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, të adresojnë shqetësimet në mënyrë të hapur dhe të shmangin veprimet e mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose marrëdhëniet ndërkomunitare,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement