Platformat e kompanisë Meta, përfshirë Facebook, Instagram dhe Messenger, po përballen me probleme të dukshme, duke ndikuar në mijëra përdorues në të gjithë botën.
Sipas mediave ndërkombëtare, shumë përdorues kanë raportuar vështirësi në aksesimin e llogarive të tyre. Po ashtu, shumë njerëz kanë hasur probleme gjatë përdorimit të shërbimeve të ofruara.
Shqetësimet kryesore përqendrohen në Messenger, ku përdoruesit po përjetojnë vonesa dhe asnjë mundësi për të dërguar mesazhe.
Be the first to comment