Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shënjestronin mysafirët e ahengjeve, vidhnin nga veturat – arrestohen tre persona

Shënjestronin mysafirët e ahengjeve, vidhnin nga veturat – arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje nga automjetet. Sipas një njoftimi zyrtar, këta individë dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke përdorur vetura me qira për të kryer aktivitetin kriminal.

Sipas hetimeve, ata janë parë të hyjnë në parkingjet e restoranteve gjatë organizimeve si ahengje dhe ngjarje familjare. Gjatë këtyre situatave, ata kanë lëvizur nëpër parkingje dhe kanë identifikuar automjetet që ishin të pambyllura, nga ku dyshohet se kanë marrë para dhe sende të tjera me vlerë.

Hetimet e deritanishme sugjerojnë se këta persona nuk kanë vepruar vetëm në rajonin e Prishtinës, por gjithashtu kanë kryer vepra penale të ngjashme edhe në zona të tjera të Kosovës.

<

Hetuesit e Policisë së Obiliqit, në koordinim me njësitë e hetimeve nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe Prokurorinë, vazhdojnë të zhvillojnë veprime hetimore për të zbardhur plotësisht të gjitha rastet.

Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore janë në vijim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement