Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksion në 26 auto-parkingje në Prizren e Suharekë, konstatohen shkelje të ndryshme

Aksion në 26 auto-parkingje në Prizren e Suharekë, konstatohen shkelje të ndryshme

Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar një aksion të përbashkët inspektues në komunat e Prizrenit dhe Suharekës, duke bashkëpunuar me disa institucione të tjera të vendit.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Gjithashtu, është përfshirë Inspektorati Qendror i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (IQMINT), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Sipas njoftimit, inspektimet janë zhvilluar në 26 auto-parkingje, me qëllim verifikimin e respektimit të legjislacionit në fuqi dhe identifikimin e parregullsive në veprimtarinë e këtyre subjekteve.

<

Gjatë kontrolleve, janë konstatuar disa shkelje, për të cilat institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet përkatëse, në përputhje me kompetencat dhe mandatin e tyre ligjor.

Inspektorati Qendror i Punës njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe krijimin e një ambienti të sigurt e të ligjshëm të punës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement