Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Emri i tij doli në dosjet “Epstein”, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet “Epstein”, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Një agjent francez i modës, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij pranë Parisit. I identifikuar si Daniel Siad, 69 vjeç, ai ishte nën hetim në Francë për dyshime se kishte ndihmuar Epstein-in në trafikimin dhe abuzimin e grave.

Prokuroria e Nanterres ka njoftuar se ka filluar një hetim për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij, ndërsa pritet të kryhet edhe autopsia. Siad, i cili ishte përballur me disa denoncime, duke përfshirë akuza për përdhunim, nuk ishte marrë ende në pyetje nga hetuesit. Ai kishte mohuar akuzat dhe kishte deklaruar se dëshiron të flasë për të dhënë versionin e tij.

Emri i Siad-it është përmendur në mbi 1,000 dokumente të publikuara nga dosjet e deklasifikuara të Epstein-it. Në vitin 2014, ai i kishte shkruar Epstein për përpjekjet e tij në gjetjen e modeleve të reja, duke i krahasuar ato me procesin e peshkimit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement