Pas përfundimit të Kupës së Botës, ku Erling Haaland nuk arriti të fitonte një trofe me Norvegjinë, ai kishte një arsye tjetër të rëndësishme për të festuar. Sulmuesi i Manchester City mbushi 26 vjeç më 21 korrik.
Haaland e festoi ditëlindjen me partneren e tij, Isabel Haugseng Johansen, e cila ka ndarë disa foto të veçanta nga festimi në një jaht përmes rrjeteve sociale. Të martën, ajo publikoi dy imazhe në Instagram, duke e uruar atë me mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”.
Në fotografinë e parë, çifti shfaqet duke buzëqeshur në jaht me miqtë. Haaland kishte veshur një bluzë të zezë pa mëngë dhe një zinxhir të artë, ndërsa Johansen kishte zgjedhur një fustan blu të çelët. Imazhi i dytë është një selfie e tyre nga afër. Haaland e përshkroi postimin me një koment të shkurtër: “Bukur”.
Johansen ndau gjithashtu për detaje shtesë nga festa në Instagram Story. Grupi kaloi ditën në një jaht luksoz, ku shijuan feta të ftohta, djathëra dhe fruta të freskëta, para se të mblidheshin në kuvertë. Një nga të ftuarit gjithashtu ndau një video nga fusha e minigolfit të anijes.
Pavarësisht popullaritetit të tij, Haaland dhe Johansen përpiqen ta mbajnë lidhjen e tyre sa më private. Ata u rritën së bashku në Norvegji dhe besohet se janë në një marrëdhënie që prej vitit 2021. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë në vitin 2024 dhe e kanë mbajtur jetën personale larg vëmendjes së publikut. Johansen, e cila ka luajtur futboll, shpesh e ndjek Haaland në ndeshje, por rrallë ndan momente së bashku në rrjete sociale.
Ky festim i ditëlindjes erdhi vetëm disa ditë pas paraqitjes së Haaland në Kupën e Botës. Pas kësaj detyre ndërkombëtare, ai tani po përgatitet për sezonin e ri me Manchester Cityn.
Be the first to comment