U.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë, të cilët kishin braktisur vendet e tyre të punës në vitin 2022.
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke theksuar se Kushtetuta e Kosovës garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e vendit. Në një përgjigje për Gazetën Express, ambasada shprehu pritshmëritë që Qeveria e Kosovës të sigurojë mundësi të barabarta për serbët, duke i lejuar ata të marrin pjesë tërësisht në jetën politike dhe qytetare.
“Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Do të vazhdojmë të avokojmë për këtë,” tha një zëdhënës i Ambasadës.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të U.d. Presidentes Haxhiu.
Be the first to comment