Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar të përfshirë në një rast vjedhjeje. Për këtë qëllim, është publikuar fotografia e tij, me qëllim që ata që kanë informacione të ofrojnë çdo detaj që mund të ndihmojë në hetim.

Ky njoftim është bërë nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria përkatëse. Në të, Policia thekson se ndihma e qytetarëve është e nevojshme për të identifikuar personin që shfaqet në fotografi. Ai dyshohet për përfshirje në veprën penale të vjedhjes.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse disponojnë informacione në lidhje me identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit, të bashkëpunojnë me Policinë.

<

Policia e Kosovës apelon se për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e tij, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement