Olsa Muhameti do të vazhdojë si producente e reality show-t “Big Brother VIP Kosova” për të tretin vit me radhë. Lajmin e konfirmoi prezantuesi Alaudin Hamiti, i cili njoftoi për këtë rikthim përmes një postimi në InstaStory.
Hamiti theksoi se puna për sezonin e ri të formatit ka filluar tashmë. Edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të rikthehet së shpejti, dhe përgatitjet për realizimin e tij kanë nisur prej javësh.
Siç duket, ngjarja ka krijuar interes të madh mes ndjekësve. Cila është pritja juaj për këtë edicion të ri?



















You must be logged in to post a comment Login