Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Breshri në Istog: Speca, shalqi e mollë bëhen rrafsh me tokë (VIDEO)

Breshri në Istog: Speca, shalqi e mollë bëhen rrafsh me tokë (VIDEO)

Moti i keq i së hënës solli dëme të mëdha për bujqit në Istog, duke shkaktuar dëshpërim për qindra prej tyre. Kokrrat e breshrit shkatërruan plotësisht të mbjellat për të cilat ata kishin punuar për muaj me radhë.

Një nga fermerët e prekur, Isuf Gjocaj nga Kovraga, tha se shalqiri i tij, i cili ishte gati për treg, është shkatërruar plotësisht. Dëmet janë evidentuar gjithashtu në tre hektarë me speca, që kanë pësuar goditje të rënda nga reshjet e breshrit.

Të tjerë fermerë po ashtu janë përballur me vështirësi për shkak të shpenzimeve të larta që kishin bërë për mbjellje. Dëmet nuk janë të kufizuara vetëm në fruta e perime; shumë serrat, pemët me mollë dhe kopshtet për nevoja familjare gjithashtu kanë pësuar dëmtim të rëndë.

<

Përveç të mbjellave, ata raportojnë dëme në objekte, automjete dhe shtëpi banimi. Situata është alarmante dhe kërkon vëmendje të menjëhershme për t’u përballur me pasojat e këtij eventi të papritur.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement