Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘Si thes koke bo’, Beslira i kthehet komentuesit

‘Si thes koke bo’, Beslira i kthehet komentuesit

Beslira Xhafaj ka vendosur të reagojë publikisht ndaj komenteve negative për peshën e saj, vetëm një muaj pas lindjes së djalit. Ajo ka ndarë një video në TikTok si përgjigje ndaj një ndjekësi që e ofendoi me fjalët: “Si thes koke bo”.

Në vend të heshtjes, artistja realizoi një video duke pozuar dhe duke qeshur me këngën “Fustani” të Elvana Gjatës dhe Capital T. Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi: “Thesi në aksion”. Përtej humorit, Beslira ndau një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat e gra, veçanërisht për nënat e reja, duke treguar se është në paqe me veten. Ajo shprehu mendimin e saj për këtë fenomen në një koment të gjatë në të njëjtin postim.

“Faleminderit shumë të gjithëve, jeni më të mirat. Me këtë video, dëshiroj të tregoj se mua nuk më intereson. Kam lindur para një muaji një engjull dhe jam e kënaqur me veten time,” shkroi ajo, duke theksuar se fokusi i saj tani është në nënësinë.

<

Ajo theksoi se trupi i një gruaje nuk duhet të jetë temë diskutimi në asnjë rrethanë dhe i ftoi gratë të mbështesin njëra-tjetrën. “Trupi i një femre nuk komentohet. Të jemi më të dashura dhe motivuese për njëra-tjetrën,” theksoi ajo.

Përveç kësaj, Beslira i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë autorit të komentit ofendues, duke theksuar se nëse ai është një burrë, kjo sjellje është e papranueshme. “Nëse ky koment vjen nga një mashkull, atëherë turp të ketë. Nuk është në kulturën tonë të komentojmë se si duken gratë e huaja. Ju dua,” përfundoi këngëtarja.

Reagimi i saj ka sjellë shumë komente pozitive nga ndjekësit e tjerë, të cilët e mbështetën dhe e përgëzuan për mesazhin e saj me shumë vetëbesim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement