Nol Nushi, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate, ishte i ftuar në emisionin “DPT” me Fidanin. Gjatë bisedës, ai trajtoi disa çështje të rëndësishme aktuale, midis të cilave u përmend edhe nepotizmi që po ushtrohet nga Lëvizja Vetëvendosje (VV).
Nushi iu përkushtua veçanërisht punësimit të gruas së Hysen Durmishit, e cila ka marrë rolin e këshilltares për ministrin e Shëndetësisë. Ai e vlerësoi këtë formë nepotizmi si një dukuri shqetësuese.
Ai dënoi praktikat e partisë në pushtet, duke thënë se ato janë të frikshme. “Kur ka ndodhur një situatë të tillë në të kaluarën, janë përdorur justifikime si: ‘Çka ka lidhje, është djalë dëshmori’ ose ‘Për qeta kemi luftuar’. Por këta nuk kanë luftuar asgjë dhe tani po grabisin pozita, duke u sjellë ‘si n’bahçe t’babës’. Tashmë, qytetarëve u duket si normale,” theksoi Nushi në intervistën e tij në Klan Kosova.
Be the first to comment