Këtë të martë, familjarë, miq dhe qytetarë u mblodhën për t’i thënë lamtumirën e fundit tre kosovarëve, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Shkup.
Ceremonia e varrimit për Ejup Tërnavën, Xheneta Tërnavën dhe Fatmire Shabanin u zhvillua në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, sipas raportimeve të Klan Kosova.
Pamjet nga ceremonia treguan një numër të madh pjesëmarrësish që u bashkuan për të nderuar kujtimin e këtyre tre mërgimtarëve.
Aksidenti i rëndë në Maqedoninë e Veriut ndodhi ndërsa ata po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës. Vdekja e tyre ka shkaktuar trishtim të thellë në komunitet.
Be the first to comment