Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Holly Willoughby rikthehet në ekran pas tre vitesh

Holly Willoughby rikthehet në ekran pas tre vitesh

Moderatorja britanike, Holly Willoughby, ka rikthyer në ekran pas një periudhe të gjatë mungese. Ajo ka publikuar trailerin e parë të projektit të saj të ri, titulluar “Together”.

Ky serial lifestyle do të nisë transmetimin më 28 korrik në YouTube, duke ofruar dy episode në javë. Temat që do të trajtohen përfshijnë gatimin, modën, bukurinë, mirëqenien dhe histori frymëzuese nga jeta e përditshme.

Në trailerin e publikuar shfaqen disa emra të njohur nga bota e argëtimit, si aktori Stanley Tucci dhe komedianet Katherine Ryan dhe Joanne McNally. Po ashtu, në ngjarje marrin pjesë dhe miqtë e Holly-t, Emma Bunton dhe Nicole Appleton.

<

Projekti është prodhuar nga Hungry Bear Media, kompania e bashkëshortit të saj, Dan Baldwin, dhe është konceptuar si një format modern për platformat digjitale.

“Jam shumë krenare për punën që kemi bërë. Jemi argëtuar gjatë krijimit të këtij projekti dhe mezi pres të shohim reagimin e publikut,” ka thënë Willoughby gjatë prezantimit.

Ky rikthim i moderatores vjen pas një periudhe të vështirë në karrierën e saj, pas largimit nga emisioni “This Morning” dhe tërheqjes së përkohshme nga ekrani. Me “Together”, Holly ka për qëllim të krijojë një lidhje më të ngushtë me publikun përmes një formati që bashkon elementët e emisioneve tradicionale të mëngjesit me mënyrat moderne të konsumimit të përmbajtjeve online.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement