Në emisionin “Kosova Today”, u diskutua kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit, i cili theksoi se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të mbështesë propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e institucioneve. Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo mbështetje duhet të jetë e përkushtuar edhe në zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Opinioni mbi këtë çështje u ofrua nga komentatori Salih Rexhaj, i cili përmendi se një veprim i tillë është i pamundshëm dhe se çështja e Gjykatës Speciale po afrohet drejt përfundimit. Ai shprehu kritika për Mahmutin, duke thënë: “Nuk i njeh problemet e Kosovës ky. Zhbërja e Speciales, kur kanë mbetur edhe dy muaj me u shpall vendimi. Ka përfunduar ajo punë. U kry ajo punë.”
Nga ana tjetër, opinioni i Ardian Gaxherrit ishte se Kosova nuk ka kompetencë për të zhbërë këtë gjykatë. Ai bëri një pyetje retorike duke thënë: “Kush mundet me e zhbë Gjykatën Speciale, veç Këshilli i Evropës? A jemi ne në Këshill të Evropës? Nuk jemi. Mos me diskutu më këtë muhabet.”



















You must be logged in to post a comment Login