Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Avdyli: Serbia po i arreston shqiptarët me lloj-lloj arsyesh, mos kaloni andej

Avdyli: Serbia po i arreston shqiptarët me lloj-lloj arsyesh, mos kaloni andej

Gazetari Arientin Avdyli ka njoftuar se janë pranuar ankesa nga qytetarë shqiptarë të cilët janë ndaluar në kufirin me Serbinë. Gjatë emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova, Avdyli tha se një qytetar është dënuar me 500 euro, ndërsa një tjetër me 4 mijë euro, për shkak të fotografive me stema të UÇK-së që janë gjetur në telefonat e tyre.

Ai tregoi se para javës së kaluar kishte pranuar një thirrje nga një qytetar i cili ishte ndaluar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Ky qytetar kishte një fotografi në telefon ku dukej se po gjuante me kallash, megjithatë, ai nuk kishte qenë pjesëtar i UÇK-së. Avdyli theksoi se çështja shkon përtej dënimit të veteranëve të rrejshëm, duke e theksuar se në shumicën e rasteve, Serbia po ndalon shqiptarët për arsye të ndryshme.

Avdyli përmendi gjithashtu rastin e një qytetari tjetër i cili fillimisht ishte arrestuar nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së, por pas verifikimeve u konfirmua se ai nuk kishte qenë pjesëtar. Sipas tij, familja e këtij qytetari kishte dëshmuar për këtë.

<

Ai bëri apel për qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimeve përmes Serbisë, duke theksuar se kursimi i disa dhjetëra eurove mund të sjellë pasoja të rënda. Avdyli theksoi se ndalesat dhe dënimet mund të jenë shumë më të shtrenjta se çfarë do t’u kishte kushtuar udhëtimi.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement