Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Tymi po prek shtetet amerikane”, Trumpi i kërkon Kanadasë t’i kontrollojë zjarret

“Tymi po prek shtetet amerikane”, Trumpi i kërkon Kanadasë t’i kontrollojë zjarret

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar prej kryeministrit kanadez, Mark Carney, që të përmirësojë menaxhimin e zjarreve pyjore në Ontario. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur tymi nga zjarret po ndikon në disa shtete të SHBA-së.

Trump e diskutoi këtë çështje me Carney gjatë finales së Kupës së Botës. Ai paralajmëroi se mund të vendosen tarifa shtesë ndaj mallrave kanadeze nëse situata vazhdon siç është.

“Duhet t’i ndalin zjarret. Ndoshta duhet të na paguajnë dëmshpërblim ose të vendosim tarifa”, tha Trump para gazetarëve, sipas raportimeve të Reuters.

<

Nga ana tjetër, kryeministri Carney njoftoi se Kanadaja ka angazhuar mbi 5,300 zjarrfikës dhe po përdor teknologji të avancuar për zbulimin dhe shuarjen e zjarreve.

Sipas të dhënave zyrtare, këtë sezon janë djegur rreth 2.4 milionë hektarë pyje në Kanada, dhe ekspertët e klimës e lidhin rritjen e zjarreve me rritjen e temperaturave globale.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement