Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ndiqte live finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Ai ishte i pranishëm në këtë ngjarje së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Pas përfundimit të finales, dy liderët do të dorëzojnë trofeun për ekipin fitues, siç raportoi Klankosova.tv.
Në një intervistë për Fox, Trump u shpreh se nuk dëshiron të zgjedhë një favorit për triumfin. Megjithatë, ai veçoi Lionel Messin, duke thënë se është shumë e vështirë të vësh bast kundër yllit argjentinas.
“Unë nuk do të zgjedh anë. Thjesht mendoj se është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. Ai është i jashtëzakonshëm,” deklaroi Trump.
Presidenti amerikan lavdëroi gjithashtu karrierën e Messit, duke e renditur atë ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë, përkrah Cristiano Ronaldos.
Ai theksoi se ndan po ashtu një interes të madh për futbollin me djalin e tij, Barron Trump, i cili është një tifoz i madh i këtij sporti.
Messi do ta nisë finalen vetëm një gol larg rekordit të golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës, duke synuar të udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër trofeu.
Be the first to comment